Rektori i Tiranës: Jo vaksinim me detyrim, por shkenca duhet besuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rektori i Tiranës: Jo vaksinim me detyrim, por shkenca duhet besuar

Rektori i universitetit te Tiranes Artan Hoxha u shpreh kunder vaksinimit te detyruar te studenteve.

Por pertej ketij qendrimi, ai sqaroi se njerezit duhet te besojne tek mjekesia dhe ne cdo rast, njerezit duhet te bejne injeksionin per te shmangur fatalitetet.

 

Ajo cfarë unë them është që studentët dhe pedagogët duhet t’i nënshtrohen vaksinimit. Të jenë të vetëdijshëm se vaksinimi shpëton jetë. Përsa i përket vaksinimit të detyrueshëm unë nuk thashë gjë por eksperienca e disa vende të tjera ka treguar se është vënë mekanizmi që në ambiente të caktuara kanë vënësi rregull që të mos bëhet pothuajse asgjë nëse nuk janë të vaksinuar. Ka një raport midis interesit publik dhe individual, dhe në vende më të zhvilluara janë bërë këto llogari. Kanë arsye pse Franca dhe Greqia i ka bërë vaksinat e detyrueshme. Jam munduar të marr numrin e të vaksinuarve në universitet, por nuk e kemi këtë informacion të saktë. Kam të dhëna Jemi rreth 1200, nga këta 900 e ca janë vaksinuar. Shumica me të dyja dozat. Ndërsa vetëm 160 prej tyre nuk janë vaksinuar akoma.

Advertisement

 

Nga ana tjeter, sipas Rektorit, asnje studenti nuk do t’i privohet e drejta e arsimimit.

 

Nuk duhet të ecim mbi supozime, mos të flasim me sikur, do flasim për atë që ndodh lidhur me vendimmarrjen e Komuniteti Teknik. Pa e ditur se kush është pozicionimi unë nuk mund të bëj deklarata që mund të krijojnë konfuzone. Unë nuk mund të flas për kryeministrin Rama, presim vendimmarrjen për mënyrën sesi do zhvillohet ky vit akademik. Ne jemi institucione publike nuk varemi nga qeveria. Do konsultohemi me senatet akademike. Unë u bëj thirrje studentëve tanë, atyre pak pedagogëve nga personali i Tiranës që mos të humbasin kohë me vaksinimin

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy