Edoardo Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare publikoi listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të vlefshme për kampionatin Botëror “Katar 2022” kunder Anglise dhe Andores.
Ne liste bi ne sy mungesa e Rei Manaj, qe ne kete rast lidhet me nje zgjedhje krejtesisht teknike te trajnerit italian, ndoshta edhe per shkak te minutave te pakta ne kampionatin italian me Spezian.
Mungesa me e madhe për shkak dëmtimi këtë herë mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili u dëmtua në ndeshjen që Kombëtarja zhvilloi ndaj Hungarisë në Budapest.
Ne raport me duelet e fundit ne muajin tetor rikthehet në Kombëtare Albi Doka e po ashtu edhe mesfushori Qazim Laçi i cili kunder Hungarise dhe Polonise ishte i demtuar.
Ekipi do të nisë grumbullimin nga dita e hënë në Durrës ku do të nisin përgatitjet për dy ndeshjet e radhës ndaj Anglise ne transferte dhe me Andoren ne Tirane, te cilat jane edhe te fundit për këtë fushatë eliminatoresh.
Shqipëria renditet aktualisht e treta në Grupin I me 15 pikë pas 8 ndeshjesh, ndërsa më 12 nëntor do të sfidojë Anglinë në transfertë. Më 15 nëntor në “Air Albania” kuqezinjtë do të Andorrën.
Më poshtë edhe lista e Kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit: