Reja: Jemi gati për Poloninë, besojmë tek ëndrra kualifikim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reja: Jemi gati për Poloninë, besojmë tek ëndrra kualifikim

Kombëtarja shqiptare luan këtë të martë përballë Polonisë në duelin vendimtar për kalimin në Play Off e Botërorit Katar 2022.

 

Një ndeshje e vështirë, ku pritshmëritë janë maksimale dhe të dyja skuadrat detyrim kanë fitoren.

 

Advertisement

Dëmtimi i Berat Gjimshitit mbetet një nga shqetësimet kryesore për teknikun Edi Reja kur përballe ka një nga golashënuesit më të mirë në Europë si Robert Levandovski.

 

Megjithatë kuqezinjtë nuk kanë çfarë të humbin dhe do të zbresin në fushë me objektiv maksimal.

 

Advertisement

EDI REJA

TRAJNER I KOMBETARES

 

”I kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve dhe duhet të besojmë deri në fund. Jemi të gatshëm të japim gjithcka në fushë . Unë them se gjithmonë duhet të kesh personalitet..Ne luajmë në shtëpi dhe lojtarët duhet të jenë sa më të qetë. Fokusi duhet të jetë shumë i lartë mos të bëjmë asnjë gabim. Ideja jonë është për të pasur një skuadër që imponon lojën e saj ndaj kundërshtarit.. Kemi të njëjtin stil loje për shumë kohë dhe le të tregojmë në fushë se jemi rritur. ”

Advertisement

  

Kapiteni i skuadrës, gardiani Etrit Berisha tha se kundërshtari është studiuar mirë dhe cdo gjë është gati.

 

ETRIT BERISHA

Advertisement

KAPITEN I KOMBETARES

 

”Medoemos ne kemi për të dhënë gjithçka nga vetja jonë. Ne e dimë që po përballemi me një skuadër shumë të fortë dhe të treja rezultat mund të jenë. E dimë që në ndeshjen e parë kemi bërë një lojë të mirë ndaj Polonisë ndërsa u ndëshkuam vetëm nga gabimet tona. Kemi punuar dhe jemi përmirësuar. Por duke marrë parasysh që jemi pranë tifozëve tanë, them se presioni duhet të jetë tek miqtë jo tek ne

 

Advertisement

Dueli Shqipëri- Poloni luhet këtë të martë në orën 20:45 në stadiumin kombëtar “Air Albania”, ndërsa Burime pranë Federatës shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se stadium do të jenë të pranishëm 22 mijë tifozë të cilët do të mbështesin kombëtaren kuqezi.

 

Aktualisht kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë në grupin I me 15 pikë, 1 më shumë se polakët e vendit të tretë dhe një fitore e mundshme mund të bënte dhe më reale shpresat për kualifikimin në Play Off-in e “Katar 2022”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy