Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur regjistrimin e shtëpive të ndërtuara para vitit 1991.
Në këtë kategori bëjnë pjesë banesa të ndërtuara që nga koha otomane ajo e mbretërisë së Ahmet Zogut si dhe gjatë komunizmit. Numri më i madh i tyre i përket qyteteve si Gjirokstra, Berati, Kruja e Korça.
Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka ndarë certifikata e pronësie për rreth 80 banesa në qytetin Gjirokastrës.
Verfikimi dhe më pas regjistrimi i banesave ka hasur në një proces delikat për shkak të problematikave të trashëguara në çështjet e pronave, siç janë mungesa e dokumentacionit, mosmarrëveshjet mes pronarëve, djegia e Kadastrës gjatë viti ‘97 etj.
“Mjafton të themi këtu që midis banesave të certifikuara ka edhe të atilla me mbi 20 bashkëpronarë. Ështe i kuptueshëm durimi që duhet të ketë Kadastra në trajtimin e këtyre rasteve”, është shprehur Lame.
Lame i rikutjoi qytetarëve që të përdorin portalin e-albania për të marrë shërbimet e pronësisë.