Pas edicionit shumë të suksesshëm të vitit të shkuar, Regata “Brindisi-Vlorë” 2023 do të rikthehet në Marinën e Orikumit.
Më shumë se 100 vela do të nisen nga Brindisi në datën 6 korrik, duke përshkruar Kanalin e Otrantos, për të mbërritur në Gjirin e Vlorës, aty ku pozicionohet Marina e Orikumit.
Përgatitjet për edicionin e 12 të garës ndërkombëtare me vela kanë nisur, për të bërë bashkë qindra sportistë amatorë dhe profesionistë të Lega Navale Italiane.
“Concord Investment” mbështet këtë aktivitet sportiv duke krijuar mundësi edhe për masivimin e këtij sporti në Shqipëri. Me siglimin e kontratës së bashkëpunimit me Lega Navale Italiana, ky partneritet u lançua edhe në Panairin e Turizmit BIT MILANO 2023.
Duke vlerësuar bashkëpunimi e vjetshëm me “Marina Orikum”, Presidenti i Lega Navale Italiana për Brindisin, Salvatore Zarcone pret që suksesi i këtij viti të jetë edhe më i madh.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Lega Navale Italiana, Gianni Di Giulio e sheh “Marina Orikum” si një investim të jashtëzakonshëm, solid dhe vizionr, që ju ka dhënë një tjetër dimension garave detare.
Drejtori Teknik i Marinës së Orikumit Arian Ruhi, nga ana tjetër, veçoi kontributin e madh që ky investim po jep në turizmin elitar. Sipas tij, falë shërbimeve dhe standardeve të ofruara, shumë turistë të huaj, veç ndalesës në Marina Orikum, kanë vizituar edhe shumë qytete të tjera turistike të Shqipërisë.
Përfaqësuesit e “Lega Navale Italiana” u takuan edhe me përfaqësues të Bashkisë Tiranë dhe të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Në këtë takim u disktua mbi mundsitë e bashkëpunimit për projekte të përbashkëta në fushën e sporteve ujore, duke konsideruar dhe faktin që Tirana sivjet mban titullin “Qyteti Evropian i Sportit”.
Delegacioni i Lega Navale Italiana – Regata Brindisi-Valona zhvilluan një takim pune me Zv. Ministrat e Arsimit dhe Sporteve, Znj. Albana Tole dhe Z. Endrit Hoxha, si dhe përfaqësuesin e Universitetit të Sporteve, prof. Ferdinand Mara. Në këtë takim u diskutuan potencialet dhe “knoë-hoë” që Lega Navale Italiana mund të ofrojë për zhvillimin e sporteve ujore në Shqipëri, fokus “Marina Orikum” një investim i “Concord Investment Group”.