Regata me Vela “Brindizi-Vlorë”, Marina Orikum mirëpret për të tretin vit radhazi velistët italianë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Regata me Vela “Brindizi-Vlorë”, Marina Orikum mirëpret për të tretin vit radhazi velistët italianë

Marina Orikum shënon një tjtetër sukses të jashtëzakonshëm me organizimin e Regatës së Salento, në të cilën morën pjesë një numër rekord garuesish me plot 50 vela, të cilat për disa orë përshkuan Kanalin e Otrantos për të mbërritur në Gjirin e Vlorës.

Ishte një garë plot emocion, e cila dhuroi momente magjike në ekuipazhet e velistëve italianë, por edhe ata shqiptarë, të cilët ashtu si edhe vitin që shkoi garuan si profesionistë të vërtetë.

Mbërritja e velierave në Marinën e Orikumit, një investim bashkëkohor dhe premtues nga ana e Concord Investment, ishte një prej momenteve kulmore të kësaj gare të barkave me vela, e cila shënon edicionin e saj të 13-të në Shqipëri.

Advertisement

Velierat e ankoruara pranë Marina Orikum gjetën një ambient miqësor dhe shumë mikpritës e shprehur kjo si nga ana e organizatorëve, Lega Navale Italiana – Sezione di Brindisi, por edhe nga sportistët velistë italianë, të cilët prekin çdo vit ndryshime rrënjësore që po ndodhin aktualisht në këtë projekt ambicioz të Grupit Concord Investment.

Kjo garë e barkave me vela shërben si një element shumë i mirë promovimi të vlerave të rralla që ka Shqipëria, kryesisht Gjiri i Vlorës me karakteristika të veçanta, me potenciale të jashtëzakonshme në zhvillimin e sporteve të ujit. Kjo është ndihmesë e jashtëzakonshme edhe ne njohjen e vendit tonë për sa i përket industrisë së turizmit, ku ekonomia blu premton të sjellë një tjetër dimension ofertën turistike “Albania”.

Vizioni i qartë i Concord Investment për të investuar në krijimin e kushteve për zhvillimin e eventeve të tilla ndërkombëtare siç janë Regatat, ndryshe Garat e Barkave me Vela, përbëjnë ambiciet kryesore të këtij Grupi duke promovuar shkëlqyeshëm vlerat e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Advertisement

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Edicionit të 13-të Regata “Brindisi-Vlorë” – Lega Navale Italiane, do të zhvillohet pasditen e nesërme në Marina Orikum në prani të autoriteteve më kryesore lokale dhe të Konsullatës Italiane në Vlorë”./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy