Dritan Leli vuan pasojat e mos pranimit të kandidimit për deputet në qarkun e Vlorës.
Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se të mërkurën, kreu i PS, Edi Rama ia ka dërguar një letër anëtareve të Asamblesë së PS në këtë qytet, e cila iu është lexuar anëtareve nga Damian Gjiknuri.
Sipas këtyre burimeve, në këtë leter Rama duke iu drejtuar anëtarëve, shkruan se kryebashkiaku i Vlores Dritan Leli nuk është më pjesë e PS, përsa kohe refuzoi të kandidojë në emër të socialistëve në qarkun e Vlorës.
Rama shkruan në mesazh se Leli nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet elektoral të PS dhe mund të ndjeke vetëm privatisht candidate të caktuar.
“Bashkia është e socialisteve, mësohet të ketë thënë Rama, dhe socialistet vendosin nëse Leli mund të jetë apo jo kandidatet për deputet”.
Pritet që në mesdite, sot Rama të jetë në Vlorë për të mbledhur strukturat drejtuese dhe kandidatet e qarkut e ndoshta mund të ketë konfirmime dhe lajme zyrtare mbi këtë cështje.