Kryetarja në detyrë e OSBE-së në vendin tonë, Clarisse Pasztory, është takuar ditën e sotme me dy bashkëkryetarët e komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Pasztory në Facebook, ku shkruan se mirëpret  rifillimin e punës dhe përshpejtësimin e saj për reformën zgjedhore.

U takova sot me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR”, shruan Pasztory.

Ndërkohë Pasztory ka paralajëmruar se gjatë ditës së nesërme do të ketë takime me përfaqësues të tjerë politikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim”, ka shtuar më tej Pasztory.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se takimi i radhës i Pasztory-t mund të jetë me Gazment Bardhin.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";