Me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të OSBE-së, është arritur dakordësia e parë për reformën zgjedhore. Gazteraja e Vizion Plus Enkelejda Mema raporton se ditën e premte do të mblidhet komisioni për reformën zgjedhore, pas disa shtyrjeve të një pas njëshme.

Kjo gjë u arrit një ditë pasi Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj i drejtuar një letër OSBE-së, ku i kërkuan asistencë për implementimin e ndryshimeve e nevojshme në procesin zgjedhor duke marrë parasysh faktin se mandati i Komisionit përfundon në mars.

Tre përfaqësues të OSBE zhvilluan takime me bashkëkryetarët Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri në Kryesinë e Kuvendit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Gjiknuri ka zbardhur detaje nga takimi, ku theksoi se u fol  për rifillimin e punës së komisionit për reformën zgjedhore, me qëllim adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri me të cilët diskutuam mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. I falenderova për mbështetjen e deritanishme dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR, e cila do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve”, shkruan Gjiknuri.

Dy janë çështjet kryesore që duhet të trajtojë komisoni: E para lidhet me heqjen e hersit dhe aplikimin e zgjedhjeve me lista të hapura dhe tjetra, gjetja e formave për të mundësuar votën emigrantëve./vizionplus.tv