Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kanë rënë në një mendje për sa i përket Reformës Territoriale.
Në një dalje për mediat pas mbledhjes, Alibeaj konfirmoi se të gjithë ranë dakord se kjo reformë është një dështim.
Alibeaj tha se synimi i demokratëve është një reformë me në qendër individin.
“Patëm një diskutim në lidhje me Reformën Territoriale. Synimi ynë, përcjellja e sensibilitetit te qytetarët. Në qendër duhet të jetë individi. Të gjithë ramë dakord që kjo reformë është një dështim”, tha Alibeaj në përfundim të mbledhjes.
Advertisement
“Synim kemi një reformë territoriale që të jetë në qendër individi. Mbledhjet me deputetët janë me dyer të hapura, sot një pjesë e tyre ishin online. Kjo Reformë është e dështuar, fokusi kryesor është që shërbimi të jetë afër qytetarit. Pushteti është larguar nga qytetari, Reformën Territoriale e kërkojnë shqiptarët“, shtoi ai.