Reforma/ Rama: Synojmë pagë mesatare prej 900 eurosh, të moshuarit do marrin 5 mijë lekë më shumë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reforma/ Rama: Synojmë pagë mesatare prej 900 eurosh, të moshuarit do marrin 5 mijë lekë më shumë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka hedhur bazat e reformës në paga. Ai theksoi se synimi i kësaj reforme është rritje e pagës minimale dhe asaj mesatare në vend.

 

Rama theksoi se kjo nismë e qeverisë do të duhet të ndiqet edhe nga sektori privat. Në të njëjtën kohë, kreu i qeverisë shtoi se rritja e pagave përtej mundësive do të krijonte një “gropë” të madhe ekonomike.

 

Advertisement

“Tani më kemi në dorë një plan shumë ambicioz por njëkohësisht dhe të arsyeshëm për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ndritjen në harkun e këtyre 2 viteve, pra 2023, 2024 të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Kjo do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale mund të shkojmë drejt rritjes të pagës mesatare. Do të kemi së shpejti rritje për një pjesë të shkallëzuar. Detajet do i diskutojmë pas aktit të miratimit që vjen brenda 10, 15 ditëve të ardshhme. Kemi thënë dhe do i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe të infermierëve me 7% këtë vit,ndërkohë që mjekëve specialistë iu rrit me 50 mijë lekë”, deklaroi Rama.

 

 

Në të njëjtën kohë, pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri bëri me dije se pensionistët do të shpërblehen me 5 mijë lekë në muajin e ardhshëm pas mbledhjes së taksës së jashtëzakonshme.

Advertisement

Lidhur me këtë shpërblim për pensionistët Rama refuzoi të jetë në efekt të fushatës elektorale me argumentin se ky zotim iu është dhënë prej shumë kohësh moshës së tretë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy