Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sërish nismën e qeverisë së tij për rritjen e premtuar të pagave. Përmes një reagimi në Facebook, Rama është ndaluar tek pagat e Ushtrisë Shqiptare, për të cilat thotë se ishin një arsye për t’u ndjerë keq.

 

Rama thekson se ky realitet do të ndryshojë, duke u zotuar se pagat e Forcave të Armatosura do të arrijnë në nivelin e NATO-s.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej dhe siç e dëshironim të gjithë. Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s”, shkruan Rama.

 

Në të njëjtën kohë, ai thekson se reforma në pagë është fryt i një punë të gjatë të qeverisë. Ai thekson se kontribues i kësaj reforme është ulja e korrupsionit dhe rritja e prodhimit të brendshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";