Shkëmbim mandatesh, e ka cilësuar deputeti i Partisë së Lirisë “marrëdhënien” mes kryeministrit Edi Rama dhe SPAK.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Vasili tregon ato që ai i quan si pazare mes drejtësisë së re dhe qeverisë.
“Narkopazari Rama-SPAK, shkembim mandatesh 9 vjecare me mandate zgjedhjesh te vjedhura! Reforma ne drejtesi apo realisht Ramaforma eshte sot hapur nje narkopazar thene thjesht: “nje shkembim mandatesh”.
Eshte nje super pazar mafioz, shkembim mandatesh ne funksion te narkokontrollit te pushtetit dhe drejtesise nga Edi Rama.
Ramaforma apo “shkembimi i mandateve” lindi me zgjedhjen antikushtetuese teresisht mafioze me 69 vota nga 84, qe kerkonte Kushtetuta, te Prokurores se Pergjithshme Arta Marku permes te ciles u hap autostrada e kapjes se Keshillit te Larte te Prokurorise dhe SPAK, te cileve ju dhuruan mandatet me qellimin e vetem kapjen e tyre nga Rama dhe garantimin e pandeshkueshmerise se tij.
SPAK duke përlarë keto mandate 9 vjeçare duhej ti kthente detyrimisht Rames pjesen e dyte te pazarit, qe ishin mandatet politike ne zgjedhje parlamentare dhe lokale”, shkruan Vasili.
Deputeti i Partisë së Lirisë tregon më tej edhe garancinë që sipas tij kreu i SPAK Altin Dumani ka marrë nga Edi Rama.
“Kurajua vjen se Ramaforma i garanton Dumanit qe vendimet merren “afermenç sic i kerkon ai”, pra qe te godase e veproje me regji dhe pa ndeshkuar kurre Ramen, megjithë malin e pergjegjesive korruptive kriminale, qe rendojne mbi të dhe qeverine e tij.
Pasi SPAK bllokoi dosjet e korrupsionit, mbylli syte, taposi veshet per krimet masive zgjedhore per zgjedhjet parlamentare te 25 qershorit 2021 dhe zgjedhjet lokale te 14 majit 2023, tani kerkon ne shkembim mandate 9 vjeçare shtesë..
Pra shkembimi i mandateve vazhdon: mandate politike zgjedhore per Ramen dhe mandate 9 vjecare per Dumanet e SPAK.
Rezultati final i supet pazarit te shkembimit te mandateve eshte: lulezimi i korrupsionit, i narkoshtetit, i narkodrejtesise dhe i pandeshkueshmeria se Rames e bandes se tij”, shkruan Vasili./vizionplus.tv