Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit, Manja: Sot gjyqtarët e prokurorët janë të pavarur, pandëshkueshmëria ka marrë fund

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit, Manja: Sot gjyqtarët e prokurorët janë të pavarur, pandëshkueshmëria ka marrë fund

Në Kongresin e PS kanë nisur diskutimet në panelin e parë, ku në fokus është reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsiuonit.

 

Për këto çështje foli edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili në fjalën e tij nxorri në pah punën që është bërë deri tani në Shqipëri.

 

Advertisement

Manja tha se sistemi i drejtësisë sot ka gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë kaluar procesin e vettingut, i cili u monitorua nga ndërkombëtarët, teksa theksoi se koha e pandëshkueshmërisë ka ikur.

 

Drejtësia e re është e përbërë nga gjyqtarë e prokurorë që kanë kaluar vettingun, që është monitoruar nga ndërkombëtarët. Reforma e ka përmbushur misionin e saj.

 

Advertisement

Sot Shqipëria është bërë një partner i besuar në luftën kundër krimit. Epoka e pandëshkueshmërisë është në epokën e kaluar. Drejtësia e re prodhon rezultate dhe reputacioni i saj në botë po rritet dita ditës. PS do të vijojë të mbështesë sistemin e drejtësisë”, tha Manja.

 

Ministri i Drejtësisë solli në kujtesë edhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e 4 personave në 21 janar.

 

Advertisement

Sipas tij, vendimi i Strasburgut tregon qartë që drejtësia do të dalë në dritë.

 

Për ne socialistët 21 janari është plagë dhimbje, por në këtë Kongres ndihemi paksa të lehtësuar pasi Gjykata e Strasburgut i ka hapur rrugë drejtësiusëë. Gjyaka e të Drejtave të Njeriut dëshmon se drejtësia nuk e lë në harresë asnjë gjë. Tek drejtësia e ka zanafillën modernizimi i shtetit”, shtoi Manja.

 

Advertisement

Ministri i Drejtësisë u zotua se premtimi që u është dhënë shqiptarëve që nga viti 2013 për drejtësi të pavarur, do të mbahet deri në fund.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy