E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka deklaruar se përplasja e ndodhur midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Intergim në vitin 2017 ishte një gabim. E pyetur se nëse ekziston ende frika apo paranoja se dy partitë e mëdha po mundohen ta zvogëlojnë LSI-në, apo nëse diçka e tillë mund të çojë në një tjetër përplasjë, Caka shprehet se Basha dhe PD e kanë kuptuar se problemi i qeverisjes asokohe nuk ishte LSI.

“Ajo çfarë ka ndodhur në 2017-ën midis LSI-së dhe PD-së, sigurisht ëhstë një gabim që mundta bëjë kushdo. U kuptua që në fakt nuk ishte LSI problem kryesor i qeverisjes së Edi Ramës, përkundrazi.

Sigurisht, a ka patur probleme edhe LSI gjatë këtyre viteve që ka qenë në pushtet? Po patjetër që ka pasur. Por, problem kryesor lidhur me kriminalizimin e Parlamentit, çdo intitucioni në nivel qendror dhe vendor, me mbjelljen e gjithe Shqipërisë me kanabis, koncesionet, çdo aferë korruptive. Nuk ishte LSI-ja dhe këtë besoj që edhe PD edhe z.Basha e kuptuan shumë shpejt.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";