Ish-sekretari i përgjithshëm në PD, Arben Ristani deklaroi nga Korça se tashmë pothuasje gjithçka ëstë gati për shkarkimin e Bashës.

 

Ristani thekson se përveç disa pengesave nga “Lul Brava”, pjesa tjetër është në rregull dhe se demokratët mund të paraqiten që në mëngjes për të votuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jemi sot në Korçë, kemi bërë gati bazën materiale dhe çdo gjë do jetë gati në 08.00 të mëngjesit për të gjithë demokratët e Korçës të cilët ftohen të vijnë për të votuar, ratifikuar vendimin e kuvendit të PD për shkarkimin e kryetar Bashës.

Përveç disa pengesa nga “Lul Brava” sic ka marrë emrin tashmë disa njerëz të tij kanë ndërruar bravat edhe në selitë e PD, por gjithsesi nuk është kjo arsyeja kryesore, arsyeja është që ne duhet të krijojmë komoditet për atë ditë, për njerëzit që vijnë për të votuar si në Korçë që është zgjedhur salla e kinemasë edhe në qytete të tjera janë zgjedhur pallatet e kulturës apo ambiente të përshtatshme në mënyrë që votimi të bëhet sa më komod”, deklaroi Ristani