Reciprociteti për targat, BE: Frenohuni nga aktet e njëanshme dhe reduktoni tensionet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reciprociteti për targat, BE: Frenohuni nga aktet e njëanshme dhe reduktoni tensionet

Zëdhënësi i shefit të diplomacisë evropiane, Peter Stano ka reaguar mbi masën e marrë nga qeveria e Kosovës që nënshtron automjetet e Serbisë ndaj detyrimit për të vendosur targa të përkohshme.

Lidhur me këtë masë, qeveria e Kosovës e kishte paralajmëruar gjatë dialogut në Bruksel, se do të vepronte me Serbinë ashtu si Serbia vepron me Kosovës.

Peter Stano: “Ne po ndjekim shumë afër situatën. Lëvizja e lirë është një nga gurthemelet e Bashkimit Europian dhe ne inkujrajojmë Kosovën dhe Serbinë që të promovojnë lëvizjen e lirë. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të frenohen menjëherë nga akte unilaterale dhe të reduktojnë tensionet. Ne i bëjmë thirrje palëve që të shfrytëzojë dialogun që lehtësuar nga BE-ja që të trajtojnë të gjitha çështjet e hapura që kanë midis tyre, duke përfshirë këtu lëvizjen e lirë dhe çështjen e njohjes së targave të makinave. Aktualisht, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është në Beograd dhe do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic për zgjidhjen e çështjes. Ai gjithashtu ka qëndruar në kontakt me autoritetet e Kosovës për zgjidhjen e çështjes. Qêllimi i Bashkimit Europian është krijimi i kushteve për pajtimin dhe stabilitetin në rajon, nga të cilat përfitojnë qytetarët e rajonit.” 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy