Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo është parë sot në pikë-kalimin kufitar Merdarë duke ndërruar targat e automjetit.

Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjet e targave, ish-ministri është detyruar të ndërrojë targat.

Rikallo ishte ministër nga radhët e komunitetit serb në kohën e Qeverisë Haradinaj. Ai u shkarkua në shkurt të 2019, pas ishte njëri ndër kushtet e Partisë Socialdemokrate për votimin e Projektbuxhetit për vitin 2019.

Kujtojmë se pas pesë ditëve të skadimit të marrëveshjes, të hënën me 20 shtator,  forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinjë -Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin. Dhe sipas kësaj automjetet me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin dhe pajisen me targa të përkohshme të Kosovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";