Reali i Madridit dhe Manchester City prenë biletat për në çerekfinalen e Uefa Champions League. Madrilenët mposhtën Atalantën në shtëpinë e tyre me rezultatin 3-1. I pari që shënoi për Realin ishte Karim Benzema, i pasuar nga Sergio Ramos, që përktheu në gol gjuajtjen nga pika e bardhë e 11-metërshit.

 

Porta e kundërshtarëve u “shpartallua” për herë të tretë nga madrilenët përmes Marco Asensios. Kurse golin e vetëm për Atalantën e shënoi Luis Muriel. Ashtu siç shihej favorite, për shkak se kishte një gol epërsi, skuadra e Zidane nuk zhgënjeu këtë mbrëmje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me lehtësi fitoi edhe Manchester City përballë Borussia Moenchengladbach. Me fitoren 2-0 në transfertë, “Qytetarët” e patën më të lehtë administrimin e lojës. Gjithçka u vulos me dy golat e shënuar Kevin De Bruyne dhe Ilkay Gundogan. Të dyja ndeshjet u transmetuan ekskluzivisht në platformën Tring.