Kryetari I KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski ka njoftuar se deri në orën 11:00 në votime kanë dalë 14.18 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Pjesëmarrja me e lartë në votime është në komunat Rankovce (38.2%) ndërsa më e ulët në Saraj të Shkupit 5.19 për qind.
Gjithashtu ai ka bërë me dije se në disa qendra votimi ka pasur parregullsi, për shkak të problemeve teknike me aparatet për identifikim biometrik, sidomos me kartelat e memories të këtyre aparateve.
Sipas tij, për shkak të këtyre vonesave, do të shtyhet procesi i votimit. Dashtevski theksoi se në gjithë vendin procesi po vijon në mënyrë të rregullt.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";