Bashkia e Tiranës renditet e para për investimet për banorë. Së fundmi Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë publik raportin vjetor mbi financat publike vendore 2020.

 

Ky raport, përmban informacione të detajuara financiare për njësitë e vetëqeverisjes vendore, për të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit dhe për të kuptuar më shumë në lidhje me menaxhimin financiar në nivel vendor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga të dhënat, rezulton se Bashkia e Tiranës është e para me 21.7 mijë lekë të investuara për banor. Pavarësisht numrit të lartë të banorëve, Bashkia Tiranë ka normën më të lartë të investimeve për banorë me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe të infrastrukturës për qytetarët e saj.
Edhe pse një vit i vështirë për shkak të pandemisë dhe ku Bashkia e Tiranës ka bërë amnisti taksash për të lehtësuar bizneset, investimet nuk janë ndalur duke vijuar me të njëjtin ritëm projektet e parashikuara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";