Raporti i eskpertëve të SHBA, Albin Kurti nuk e ka lexuar ende, mbron qëndrimet e kaluara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raporti i eskpertëve të SHBA, Albin Kurti nuk e ka lexuar ende, mbron qëndrimet e kaluara

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti konfirmoi se qëndron pas çdo deklarate që ka dhënë për liqenin e Ujmanit. Marrëveshjen e Uashingtonit e pati cilësuar të pazbatueshme, në kohën kur u nënshkrua më 4 shtator të vitit të kaluar. Kjo lë të kuptohet se ka pak gjasa që Kurti të marrë për bazë zgjidhjen e ofruar nga ekspertët amerikanë, që Ujmani të shfrytëzohet nga Kosova dhe Serbia, njësoj si me lumin Kolumbia mes SHBA-ve dhe Kanadasë.

“Sa i përket liqenit të Ujmanit ne qëndrojmë prapa të gjitha qëndrimeve tona që i kemi thënë deri më tani. Ndërkaq raporti më i ri që ka dalë, para se të flasim ne, duhet ta lexojnë dhe studiojnë ekspertët tanë profesionistë.”

Kurti këmbëngul që dialogu nuk është ai i vjetri.

“Negociatat kanë përfunduar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dialogu që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë kapitull të ri. E kemi pasur deri më tash një takim, sipas të gjitha gjasave do të kemi edhe një takim tjetër. Mirëpo ne do të dakordohemi një herë për agjendën në mënyrë që ta hapim kapitullin e ri të dialogut.”

Advertisement

Ndërkohë, Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen sërish në Bruksel, këtë herë për rinisjen e dialogut, në fund të muajit Korrik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy