Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur në Kuvend për raportin e DASH ku tha se problematikë është korrupsioni dhe përdormini i grupeve kriminale për të influencuar zgjedhjet dhe deformimin e vullnetin.

 

Tabaku komentoi deklaratën e kryeministrit Rama se raporti ishte copy-paste nga viti i kaluar, teksa theksoi dhe qeveria e njëjta është dhe se nuk mund të pritet rezultat tjetër.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shqetësimi im është përdormini i grupeve kriminale për të influencuar zgjedhjet dhe deformimin e vullnetin dhe me vjen çudi si nuk flet mazhoranca për këtë çështje që po theksonte nga Departamenti i Thesari dhe raporti i DASH për korrupsionin. Kryeministri tha se është copy paste i vitit të kaluar, po sigurisht se dhe korrupsion i tillë është po qeveria e Ramës është, nuk është se kanë ikur. Se qeveria është copy paste, vendimet janë copy paste dhe korrupsioni është i tillë. Këto shqetësime janë reale për shqiptarët kush i ndikon zgjedhjet dhe kush i vjedh qytetarët”, tha Tabaku