Raporti i DASH/ Rama: Paska “plasur peshku”! Copy-paste si një vit më parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raporti i DASH/ Rama: Paska “plasur peshku”! Copy-paste si një vit më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, ku e shihte korrupsionin si nje problem.

 

Shefi i qeverisë shprehet se ky raport është ajo që SHBA paska thënë një vit më parë. Me nota ironi, ai shton se DASH paska harruar të shtojë edhe arritjet që vetë i ka thënë gjatë vitit.

“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit”, shkruan Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy