Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas raportit të DASH për terrorizmin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çuçi theksons e do të vijojë të mbështesë forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit të informacionit mbi hyrjet në kufijtë e vendit
“Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësim & inkurajim në luftën e përbashkët. Ministria e Brendshme & Policia Shtetit mbeten të përkushtuar/angazhuar maksimalisht kundër terroristëve të njohur/dyshuar & akteve të tyre, përfshi financimin. Si MB do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të info mbi hyrjet në kufijtë e vendit, riatdhesimin e grave/të miturve nga Siria & shpalljen të padëshiruar & dëbimin e kujtdo që paraqet kërcënim për Faleminderit agjencive për mbështetjen, besimin & bashkëpunimin në luftë kundër #terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan Çuçi.