3.566 autorë të incidenteve me armë zjarri u raportuan në Evropën Juglindore në vitin 2020. Nga 2,700 autorë , 98% ose 2646 janë burra dhe vetëm 2% ose 54 janë gra, zbulon Raporti më i fundit rajonal mbi Dhunën e Armatosur, botuar nga Organizata e Evropës Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe Armëve të Lehta (SEESAC), një nismë rajonale që funksionon nën mandatin e dhënë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

“Gjinia ishte specifikuar për 75.7% të autorëve, duke treguar një natyrë shumë kategorike të keqpërdorimit të armës së zjarrit. Numri më i lartë i autorëve (1,316 ose 36,9%) u regjistrua nga konfiskimet e armëve. Pasojnë incidentet në kontekstin kriminal, me 1,008 (28.2%) autorë. Kryerësit e incidentëve ishin kryesisht burra të moshës 19-35 vjeç, të ndjekur nga burrat në grupmoshën 36-60 vjeç. Burrat përbëjnë 99% të autorëve të incidenteve të dhunës në familje, ndërsa të 39 rastet e dhunës nga partneri janë kryer nga këta të fundit. Dhjetë burra dhe një grua u vetëvranë me armë zjarri pasi ushtruan dhunë në familje. Burrat e moshës 36-60 vjeç përbënin më shumë se gjysmën e të gjithë ushtruesve meshkuj të dhunës në familje (45), ” tha Bojana Balon, Kryetare e SEESAC.

“Këto janë të dhëna shokuese. Për fat të keq, nuk është për t’u habitur që në vitin 2020 dhuna në familje ndaj grave ishte në rritje në botë dhe rajoni ynë nuk bënte përjashtim. Vetëm rritja e ndërgjegjësimit nuk e zgjidh situatën, por të paktën ngre alarmin. 16% e qytetarëve tanë janë të shqetësuar më shumë për krimin dhe dhunën gjatë pandemisë, sipas Barometrit Ballkanik të RCC. Një sondazh tjetër,SecuriMeter, të cilin e kemi kryer midis qytetarëve në rajonin tonë për herë të parë këtë vit, tregon se 47% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor ndjehen të kërcënuar nga posedimi i paligjshëm dhe keqpërdorimi i armëve në lagjen e tyre. Shumica e qytetarëve tanë, 91% thonë se nuk do ta konsideronin të mbanim një armë, por 3% thonë se ata tashmë kanë një armë në zotërim”-tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e RCC.

Më shumë se gjysma e grave autore (28) të cilave u është konfiskuar një armë e kanë patur atë kryesisht për vetëmbrojtje. Rastet më të larta të vetvrasjeve mes burrave janë nga armë zjarri. Mes djemve nën 19 vjeç të ndaluar dhe bazuar në rastet e raportuara pjesa më e madhe janë ndaluar për armëmbajtje pa leje, grabitjet dhe të shtënat aksidentale. Autorët e incidenteve me armë zjarri të ndaluar në 2020 janë 1,887 nga 2887 raste të raportuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke hedhur dritë mbi gjininë dhe moshën e autorëve, kontekstin e incidentit, llojin e armës së përdorur dhe faktorë të tjerë, ky Monitor i Dhunës së Armatosur paraqet të dhënat për individët që kanë kryer incidente me armë zjarri si autorë, bashkëautorë, nxitës ose bashkëpunëtorë. Qëllimi i tij është të ofrojē të dhëna thelbësore për të gjitha palët e interesuara që punojnë në fushēn e zbatimit të ligjit!