Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të integrimit, Taulant Balla tha se raporti i KE edhe një herë konfirmoi se Shqipëria i ka plotësua kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Balla theksoi se ai shpreson se kjo të ndodh para Krishtlindjeve. Ai gjithashtu ripërsëriti qëndrimin e mazhorancës për të zgjatur afatin e vettingut dhe ftoi opozitën të bashkëpunojnë për këtë proces.

“Nëse rikujtojmë raportin për 2020 KE shprehet qartë për përmbushjen e kushteve dhe shpresoj që brenda Krishtlindjeve të mbahet konferenca ndërqeveritare. Pavarësisht kësaj rezultat janë të dukshme dhe vullneti i kësaj mazhoranca mbetet i palëkundur dhe nuk jemi as ne dhe as opozita që janë një shumicë e madhe mbështesë e këtij procesi. Ne si mazhorancë kemi vullnet për progresin e sundimit të ligjit. Mazhoranca do të vijojë mbështetjen zgjatjes së afateve të vetingut dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën”, tha Balla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";