Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur kundër nismës së Partisë Demokratike për të krijuar një strukturë të re e cila do të bëjë vettingun e politikanëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani ka shkëputur një fragment ligji të kreut të PD-së Lulzim Basha për vettingun duke shtuar se është duke risjellë në Kushtetutë praktikën e frontit demokratik të Enver Hoxhës.
Mes të tjerash Manjani skruan se kryeministri Edi Rama e kishte tepër të lehtë të manipulojë kë të dojë, mes tyre edhe kreun e demokratëve i cili sipas ish ministrit e mbante vulën e partisë me vete kudo që shkonte.
Postimi i plotë:
Një fragment nga Ligji i Lulit për vettingun:
“Personi konsiderohet i përfshirë në krimin e organizuar edhe kur:
a) procedimi penal i filluar ndaj personit pushohet nga organi procedues për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, të vdekjes së personit, apo se personi nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet;
b) personi deklarohet i pafajshëm penalisht për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, apo se vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet.”
Pra, e thënë më thjesht megjithëse nuk je i dënuar nga gjykata, ti prap je “fajtor” (person me probleme pra) se ma do qejfi mua.
Ua ua ua ua ua ua…
Kjo është Partia Demokratike ejjjj.
De-mo-kra-tike!!!
Pa asnjë lidhje me demokratiken. Po fare, fare.
Na risjell në Kushtetutë praktikën e frontit demokratik të Enver Hoxhës!!!
****
Si tha mo, si tha?
“Unë kisha 94 mandate dhe e ndryshoja Kushtetutën vetëm, por mi vothi Rama”.
Po shyqyr që ja paska vjedhur, se me këto hajvanllëqe që nxjerr paska qenë një Enveruc. Ka parë edhe ëndrra me 94 vota tjetri…
Ndërkohë Ed Ramës i ka rënë sopata n’mjaltë. Tall trapin me kë ti dojë qejfi tashmë. Me të drejtë…
Por ka edhe një gjë.
Nëse këtë budallëk të tipit front demokratik e bëjnë ligj, qartësisht del se:
Kush rri me Lul Bashën, të cilin gjykata nuk e dënoi për procedurë, duhet të dorëzojë mandatin. Në bazë të këtij ligji Basha është “Person i Përfshirë”.
Ky është ligji idiot i partisë kryetari i së cilës mban vulën të varur te rripi i pantallonave.
Turp, është pak!