Rama zbulon sa afganë do të vijnë në Shqipëri: Do të qëndrojnë disa muaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama zbulon sa afganë do të vijnë në Shqipëri: Do të qëndrojnë disa muaj

Brenda një jave, Shqipëria do të mirëpresë rreth një mijë afganë. Numri u zbulua nga kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën spanjolle “El Periodico”. Shefi i qeverisë deklaroi se të parët që do të mbërrijnë do të jenë aktivistet, gazetaret dhe edukatoret.

 

“Do vijnë rreth 1 mijë këtë javë. Ne e morëm këtë vendim sepse nuk mund të qëndronim të palëvizshëm përballë rrezikut të madh dhe dëshpërimit të atyre që po përpiqen të ikin. Është një mesazh solidariteti që ne duhet t’u përcjellim fëmijëve tanë. Azilkërkuesit afganë do të fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri këtë javë nëpërmjet fluturimeve të operuara nga SHBA. Do të jenë aktiviste, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Njerëzit që besuan në ne, punuan me ne dhe u frymëzuan nga vlerat dhe parimet tona”, thotë Rama, ndërsa shpjegon se para kërkesës së SHBA, kishte filluar të punonte me “dy shoqata humanitare amerikane”, emri i të cilëve është jo publike “për arsye sigurie”.”

 

Advertisement

Edi Rama tregoi edhe sesa pritet të qëndrojnë në vendin afganët, që po largohen nga regjimi i talebanëve në Afganistan.

 

“Vijnë njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Ato do të qëndrojnë  për disa muaj, ose ndoshta më shumë, koha e nevojshme për të trajtuar kërkesën e tyre për azil në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, ata do të vendosen në “shtëpi ose hotele të caktuara nga Qeveria” dhe jo në kampe për emigrantë, një formë pritjeje “ç’njerëzore”, thotë Rama.

 

Advertisement

Kyeministri tha se për strehimin e afganëve nuk ka kërkuar asgjë në këmbim nga SHBA-ja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy