Shkodër – Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në konkursin ndërkombëtar, ku 5 studio europiane paraqesin projekt-idetë për Rozafën e re. Nga Shkodra, Rama tregoi disa prej projekteve të reja në vend. Pas këtyre projekteve, koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën dhe jugun e vendit do të shkurtohet ndeshëm.

“Për pak ditë do të lidhen edhe kontratat e reja nga Thumana në Kashar, nga Rrogozhina në Fier, koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do të jetë 40 minuta, koha e lidhjes me Shkodrës me jugun do të jetë sa është sot koha e lidhjes me Tiranën”, tha Rama.