Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Italisë pasditen e kësaj të martë. Kreu i qeverisë pritet që të takohet me homologen e tij, Girogia Meloni, gjatë së mërkurës. Ndërkohë, këtë të martë ai do të zhvillojë një takim me Presidentin e Senatit, Ignazio La Russa.
Nuk dihet ende qëllimi i vizitës së kryeministrit drejt Italisë dhe se cili do të jetë fokusi i diskutimeve me kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Kjo e fundit vizitoi Shqipërinë gjatë muajit gusht, me ftesë të kryesocialistit Rama, ku u shfaq duke pushuar në Vlorë.
Advertisement