Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi një vizitë inspektimi në qëndrën shëndetesore te bashkisë Dimal për ti bërë apel të gjithë qytetareve që të vaksinohen kundër Covid 19.
Kreu I qeverise e konsideroi te rrezikshëm variantin Delta që po qakullon në Evrope ndaj sipas tij qytetaret duhet të vaksinohen që ti paraprijnë cdo rreziku të mundshëm.
“Është variant agresiv, përhapet shpejt. Është i rrezikshëm kur kap ata të cilët janë të pavaksinuar. Vaksinimi se bën 100% të paprekshëm nga virusi, por e bën virusin të dobët përballë individit. Në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset për të shkuar në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshme, pa dhimbje dhe vuajtje. Prandaj për t’u mbrojtur nga varianti i ri, duhet të vaksinohemi, të vaksinohemi. Këto po ju flet një i vaksinuar, ja ku jam, s’kam asnjë problem. Kjo vlen për ata që vijojnë të jenë spektikë. Është me rëndësi që ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, dhe ata ta kapërcejnë hendekun e konspiracionit.”, shtoi kryeministri Rama.
Për momentin zyrtarisht Shqiperia është jashtë hartës së variantit Delta ndonëse ekziston frika se ky mutacion I Covid-19 mund të jetë në vendin tonë.
Sakaq kjo është java e vaksinimit masiv pa kufizime për ata që janë mbi 18 vjec.