Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme me një mesazh urimi për të gjithë nxënësit që sot fillojnë vitin e ri shkollor.

 

Teksa publikon një video nga disa shkolla, kreu i qeverisë shkruan se sot është zilja e parë që bie në disa shkolla që janë rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“MIRËMËNGJES  dhe me zilën e parë që bie për disa nga shkollat e reja të rindërtuara pas tërmetit, uroj përzemërsisht çdo nxënës që nis sot vitin e ri shkollor, shumë suksese e mbarësi në këtë rrugëtim të bukur dijeje për të ardhmen” shkruan Rama.