Kryeministri Ed Rama iu ka uruar agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë, të cilët nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Nga ana tjetër, edhe presidenti Ilir Meta i bashkohet urimit për agjërim të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari që Zoti t’i falë mëshirën e tij dhe t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë.

“Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Islam,Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit! I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e Tij, t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë dhe të lehtësojë dhembjen e çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash të mëdha, me të cilat përballen të gjithë shqiptarët.Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë!NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT!”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";