Rama ultimatum kryebashkiakëve për mbetjet: Gjeni zgjidhje të menjëhershme ndryshe do përgjigjeni!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama ultimatum kryebashkiakëve për mbetjet: Gjeni zgjidhje të menjëhershme ndryshe do përgjigjeni!

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet gjatë mbledhjes së sotme me kryetarët e bashkive, ku u diskutua për mbetjet urbane.

Sipas Ramës, një nga bashkitë me menaxhimin më të keq të mbetjeve është ajo e Himarës duke bërë disa kritika të ashpra ndaj Jorgo Goros.
Ndërkohë Rama u ka bërë thirrje bashkive që të gjejnë zgjidhje të menjëhershme me plehrat në bashkitë e vendit në të kundër do t’u duhet të përgjigjen.

“Duhet të merrni masa sot menjëherë që mbetjet të shkojnë në pikat fundore. Asnjë vend depozitimi i paligjshëm nuk tolerohet. Dhe për këtë do të sanksionohet drejtpërdrejt Bashkitë dhe buxheti i bashkive. Dhe do të shkojë deri në majën e administrimit të Bashkisë. E merr qeveria Bashkinë në Administrim. Por nëse shkojmë në atë pikë, kryetari i Bashkisë dhe të gjithë të tjerët do duhet të shkojnë të përgjigjen për të gjithë këtë gjë.” tha Rama

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy