Rama tregon vendimin e qeverisë: Koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama tregon vendimin e qeverisë: Koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë ndërsa kryeministri Edi Rama ka bërë me dije vendimin e marrë sot.

 

Rama bën me dije se Qeveria vendosi t’i japë jetë një nisme të re demokratike, duke hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë.

 

Advertisement

Kryeministri thekson se është koha që të hedhim hapa të mëdhenj përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi politike, ekonomike e sociale.

 

“Në prag të një Viti të Ri mundësish të reja, Qeveria vendosi t’i japë jetë një nisme të re demokratike, duke hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë. Me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë, do të zhvillojmë një kuvendim popullor, ku duam mendimin tuaj mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.
Eshtë koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi politike, ekonomike e sociale. Le të dëgjojmë njëri-tjetrin si njerëz të këtij vendi të bekuar, si shqiptarë e shqiptare që na ndajnë shumë gjëra, po na bashkon flamuri kuqezi dhe e ardhmja e fëmijëve tanë pa dallim”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy