Rama tregon pse është kundër zgjedhjes së Presidentit nga populli 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama tregon pse është kundër zgjedhjes së Presidentit nga populli 

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, deklaroi se do të komunikojë me opozitën mbi emrin e Presidentit të ri.

 

“Do të kemi mundësi të komunikojmë me copat e çikat e mundshme në atë Kuvend. Do të komunikojmë me të gjitha copat që përfaqësojnë të gjallët”, u shpreh kreu i qeverisë.

 

Advertisement

Po ashtu, kreu i qeverisë u ndal edhe në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, për të cilën tha se është në pritje të zgjidhjes së vetos Bullgari-Maqedoni e Veriut.

 

“Ne do të presim vendimmarrjen e Këshillit Evropian shumë njerëz shpresojnë që këtë herë do të ndodhi ajo që duhet të kishte ndodhur prej disa vitesh tanimë dhe që Bullgaria ta heqë Veton. Unë s’jam aq optimist. Unë e përsëris, çështja e datave, është çështja e tyre jo e jona. Çështja jonë është që ne të jemi të gatshëm që ky vend të kthehet në një vend të standardit Evropian. Data kur hyjmë në integrim e kanë ata. Këtë e mësuam nga zhgënjimet, sepse na gënjyen disa herë dhe tani s’jemi të predispozuar që të gënjehemi. Në momentin që kjo do të ndodhë do të ndryshojmë kursin komplet. Do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe do e kërkojmë me çdo qeveri të BE, me Brukselin e të gjithë. Shqipëria s’mund të presë që të zgjedhin një sherr mes tyre dy komshinj fqinj, me të cilët kemi marrëdhënie të mira. Kursi i politikës sonë do të ndryshojë plotësisht.”

 

Advertisement

Rama u shpreh më tej se është kundër vendimit që Presidenti të zgjidhet nga populli.

 

Pyetje: A mundët që në pyetësorin e radhës të shtohet pyetja që presidenti të zgjidhet nga populli?

 

Advertisement

“Unë jam kundër personalisht që në një republikë si e jona presidenti të zgjidhet nga populli se nuk është në natyrën e republikës tonë. Duhet t’i jepnin më shumë pushtet. Të zgjidhet nga populli një president që s’ka pushtet…se tani normal që të gjithëve u është ngatërruar pak foto e rolit të presidentit se kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet në atë godinë por roli i presidentit në këtë republikën që kemi ne siç është në Itali apo Greqi, është i tillë që e bën të pakuptueshme. Nëse do i jepnin më shumë fuqi jo vetëm do ishte e mundur por edhe gjëja e duhur për të bërë. Unë personalisht thashë jam kundër për të parën por jam i hapur për të dytën që nëse duhen njerëzit mund të rishikohet mënyra si është i konstituuar e gjitha, por kjo kërkon shumë punë e konsultime etj, e kjo shkon përtej vendimmarrjes së qeverisë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy