Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama I ka bërë thorrje studentëve që të vaksinohen.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u thotë studentëve që duhet të shfrytëzojnë javën e vaksinimit masiv mes datave 11-17 tetor.

“MIRËMËNGJES dhe me inkurajimin ndaj çdo studenteje e studenti që nuk është vaksinuar ende, që të shfrytëzojë “Javën e vaksinimit masiv të studentëve” mes datave 11-17 tetor në fakultetin ku studion, si rrugën për të hyrë në auditor me të tjerët dhe njëkohësisht si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare në mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama.

Kujtojmë se fillimi i vitit të ri akademik u shty me një javë, për t’u dhënë kështu më shumë kohë studentëve që të vaksinohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";