Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, kryeministri Rama u takua me presidenten e komisionit evropian, Ursula von der Leyen.

 

Në takimin “kokë më kokë” është biseduar për situatën në veri të Kosovës dhe domosdoshmërinë e nisjes së dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një ditë më parë, kreu i qeverisë pati një takim me presidentin e këshillit evropian, Charles Michel.

 

Edhe në bisedën me përfaqësuesin e lartë të bashkimit evropian,  Rama e vuri theksin tek nisja e zbatimit të planit franko-gjerman, që synon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas takimit me presidenten e KE-së, kryeministri Rama do të bisedojë edhe me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

 

Në përfundim të takimit, dy liderët do të kenë një deklaratë të përbashkët me vëmendjen te situata në veri të Kosovës dhe te rikthimi i kryeministrit Kurti, dhe presidentit Vuçiç në tryezën e dialogut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";