Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të mërkurën në Kryeministri kryetarët e pushtetit vendor.

Mësohet se mbledhja pritet të mbahet në orën 11:00.

Në fokus të diskutimeve do të jenë çështja e pronave dhe legalizimet, për të cilën kryeministri ka kërkuar t’i jepet fund njëherë e mirë, si dhe ecuria e sezonit turistik.

Pas këtij takimi me krerët e pushtetit vendor kryeministri pritet të udhëtojë drejt Britanisë, në mbledhjen e Komunitetit Politik./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";