Kryeministri Rama teksa ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të personave të moshuarf në qytetin e Vlorës, iu përgjigje edhe pyetjeve dhe interesimit të gazetareve për disa cështje.
Kreu i qeverisë nuk la pa sulmuar Presidentin meta duke thënë se ai është zyrtarisht kandidat i LSI në Vlorë duke qënë se po qëndron gjatë gjithë kohës në qytetin bregdetar duke bërë fushatë për partine e tij.
Sipas Ramës, kreu i shtetit po vazhdon takimet me subjekte të OFL-së, apo edhe ish Prokurore dhe ish Gjykatës të cilët janë nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë dhe tani kërkojnë revash.
Ilir Meta, tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë. Ai bën një fushatë skutave, me subjekte të OFL, i shoqëruar me gjykatës e prokurorë të nxjerrë jashtë nga Vettingu dhe ëndërrojnë revanshin përmes Saliut dhe Ilirit, që qëllimin kryesor kanë rimarrjen në duar të drejtësisë dhe rizhytjen e drejtësisë në llumin e të shkuarës. Shpërndan dekorata, tani lajmi i fundit është se do të dekorojë edhe floktore në Vlorë, nuk e di kujt do t’i bjerë. Nëse parukierja jote nuk dekorohet sot, thuaji nga ana ime të mos mërzitet. Presidenti ofron edhe nxjerrjen nga burgu të vëllait të X-it, apo të kunatit të Y-nit.