Nëpërmjet një postimi në facebook, kryeministri Rama bëri të ditur se Shqipëria është vendi ku biznesi i madh taksohet më lartë se kudo, ndryshe nga akuzat që bëhen se qeveria e tij favorizon oligarket.
Për ta ilustruar një gjë të tillë Rama postoi edhe një grafik krahasimor mes Shqiperisë dhe vendeve të tjera të rajonit, për nivelin e taksimit të biznesit të madh.
“Qysh prej vitit 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh dhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve për të kundërtën!”shkruan Rama në facebook.
Pas protestave disa ditore dhe akuzave se qeveria nuk po heq disa taksa të paktën përkohësisht në kohë krize, qeveria mori disa masa vecanërisht për pensionistët, shtresat në nevoje dhe bizneset .
Masa të cilat për organizatoret e protestuesve nuk janë të mjaftueshme.