Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha tregon se reforma në drejtësi po prodhon rezultate, raporton Vizion Plus.
Gjatë një bashkëbisedimi në kryeqytet, lideri i mazhorancës Rama ka theksuar se pa reformën në drejtësi do të ishte e pamundur lufta kundër korrupsionit.
EDI RAMA
AdvertisementKRYEMINISTER I SHQIPERISE
“Fakti është që një gjykatës një monstër, që e përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë disa kohë më parë dhe u habit gjithë dynjaja atëherë me vendimet e saj për të liruar njerëz që ishin me burgime të përjetshme, është sot në burg tani që flasim.”
Rama e ka cilesuar lajm te mire edhe arrestimin e mjekut Edvin Prifti, duke sqaruar se për të ka pasur denoncime edhe më herët.
“Një mjek, shef pavioni, që iu gjetën në shtëpi paratë e dynjasë, është një lajm i mirë për sistemin. Sepse kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë dhe faktikisht ne rastin e mjekut ka pasur një denoncim te cilin e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem.”
Reforma në drejtësi është një prej arsyeve pse sipas Ramës, socialistet duhet të fitojnë mandatin e trete
“Fitohet sot beteja ne drejtësi me këta qe bëjnë takime me prokuroret e gjykatës e hequr nga vetingu dhe qe I turren dhe Spakut pasi del vendimi per arrestimin e gjykatëses së Krujës. Fitohet me këta që do t’i shikoni do t’i keni edhe neper lista, sidomos tek lista e Presidentit, nuk do të çuditem fare po të shoh ndonjë prokuror që e ka hequr vetingu.”
Nga ana tjetër Rama ka njoftuar se PS po përfundon programin për mandatin e trete, gjatë të cilit do të ndryshojnë disa taksa për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
“Pagat deri ne 400 mije leke nuk do te tatohen.
Rama ka përsëritur se beson tek taksa progresive si taksimi më i drejtë, duke theksuar se taksa e sheshte favorizon ata që opozita i cilëson oligarkë .