Shqipëria, Serbia dhe Mqedonia e Veriut kanë refuzuar pjesmarrjen në Samitin e Bashkimit Europian.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes një statusi ne twitter.
Kreu i qeverise shqiptare shkruan se eshte dakordesuar me homologet e tij Vucic dhe Kovaçevski per te mos marre pjese ne Samit ne daten 23 qershor.
Rama shkruan se nuk ka ndonje arsye per te shkuar në Samit persa kohe i gjithë Unioni është i rrembyer nga Bullgaria, një spektakel që sipas tij nuk eshte i mire për tu parë.
“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”
Advertisement