Rama reklamon Shqipërinë në mediat franceze: Hyn dhe del pa test, s’kemi maska

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama reklamon Shqipërinë në mediat franceze: Hyn dhe del pa test, s’kemi maska

Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi një intervistë në mediat franceze për t’i bërë “reklamë” Shqipërisë për situatën e mirë epidemiologjike.

 

Duke folur për “France 24”, shefi i qeverisë vuri në pah vaksinimin masiv si edhe masat shumë të lehtësuara që ka vendi ynë, krahasuar me fqinjët.

 

Advertisement

“Kemi bërë një punë që është serioze dhe me rezultate që janë vlerësuar nga e gjithë bota. E gjithë Shqipëria është në krye të listës evropiane për vaksinimin masiv dhe me shifra optimale për infektimet dhe fatalitetet. Kur unë flas për vaksinimin masiv dhe kur flas për ritmin e vaksinimit, unë mendoj për statistikat evropiane, ku Shqipëria është ndër vendet e para. Pasi kur erdhi ditën e shkuar shifra prej 862 mijë dhe për një vend me popullsi të tillë. Për Evropën do të thoja që është e trishtë, sepse të gjitha vendet e Ballkanit duhet të kishin akses në shpërndarje. Ne jetojmë me Evropën, ne jemi të rrethuar nga kufijtë evropianë, të shikosh që të tjerët po vaksinohen dhe të mos kesh një perspektivë është vërtetë shumë. Unë personalisht kam bërë Pfizer, por në vend i kemi të katërta vaksinat. Ne kemi Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik. Ne kemi një sukses sipas statistikave që jemi me nivelin e riskut 1. Në Shqipëri mund të hysh mund të dalësh, pa test pa asgjë. Maskat që prej javës së shkuar nuk janë të detyrueshme, kemi ende një vendim për mbajtjen e maskave brenda, por nuk ka probleme me vendosjen e masave që detyrojnë qytetarët.”

 

Edi Rama e ndali theksin edhe te hapja e negociatave, duke përsëritur se Shqipëria e meriton mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

 

Advertisement

“Duhet thënë që para pandemisë ishte vendosur që negociatat do të hapeshin. Më pas u mor vendimi për të shtyrë konferencën. Unë tashmë pres dhe nuk më surprizon asgjë në Bruksel, sepse ka çdo ditë dinamika të brendshme, ka çdo ditë një histori që është e vështirë. Sigurisht që ne duam të shohim çfarë do të bëhet. Por tanimë kemi një problem me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do të shohim nëse problemi do të zgjidhet.”

 

Kryeministri komentoi edhe dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

 

Advertisement

“Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme, sot do të ishim në BE. Prandaj ne kemi hyrë në këtë betejë për të reformuar drejtësinë. Nëse ish-kryeprokurori, dhe ish-personalitete të gjyqësorit dhe politikës dënohen është një sinjal i mirë për shtetin e të drejtës, prandaj ne vazhdojmë këtë proces negociatash, për të ndërtuar një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale.”

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy