Kryeministri Edi Rama nuk do të presë vendimin e Metës për mbledhjen e parlamentit të ri për të shpallur emrat e qeverisë së re. Vetë Rama njoftoi se javën e ardhshme ai do të shpallë emrat e qeverisë për mandatin e tretë.
Ai tha gjatë mbledhjes se këshillit të Ministrave se qeveria e re do të jetë një skuadër kampionesh me energji të reja.
Rama shtoi se kjo skuader e re do të vojë përpara procesin e integrimit të Shqiperisë në Bashkimin Evropian, teksa shtoi se në fund të mandatit të dytë ai dhe ekipi aktual qeverises e mbyllin punen me plotësimin e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave.
Në fjalen përmbyllese para ministrave sa I takon mandatit të tij të dytë, Rama bëri një analise të shkurtër të asaj që qeveria e tij po lë pas duke rikonfimuar ambiciet për disa sektore të rëndësishëm të jetes dhe ekonomisë për mandatin e trete.
Investimet në porte dhe aeroporte, fokusi vecanërisht tek arsimi janë baza sipas ramës ne të cilën do të fokusohet qeveria e re.