Kryeministri Edi Rama shprehet se deri me tani në Këshillimin Kombëtar janë angazhuar 95.950 qytetarë për të dhënë opinionin e tyre lidhur me disa çështje të ndryshme.
Kreu i qeverisë shkruan se shumica e ka plotësuar përmes platformës online, ndërsa një pjesë tjetër me anë të postës.
Advertisement
“Këshillimi kombëtar ecën me ritme tejet inkurajuese. Faleminderit. 95,950 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë Duke ju falenderuar edhe njëherë, me garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin #KëshillimiKombëtar.”