Rama publikon mesazhin e emigrantit në Itali: Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama publikon mesazhin e emigrantit në Itali: Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë…

Kryeministri Edi Rama ka postuar mesazhin e një qytetari shqiptar që jeton në Firenze të Italisë, i cili i ka dërguar faturën e energjisë elektrike, prej më shumë se 600 eurosh.

 

Qytetari shqiptar shkruan se është e kotë që kryeministri të “luftojë” në rrjete sociale me ata qytetarë që përmendin rrogat e të huajve.

 

Advertisement

Postimi:

Ma çon një shqiptar nga Firenze (emrin e të cilit e fshiva edhe pse nuk ma kërkon), me këtë tekst: “Zoti Kryeministër! E kotë të luftosh në fejsbuk me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej. Nuk e besova kur ju dëgjova që në Shqipëri nuk e keni rritur faturën e elektricitetit. Po e verifikova dhe ju them që jam pa fjalë! Mos u mërzisni me ata që bëjnë llogaritë e rrogave tona jashtë. Ca nuk kanë, ca nuk dinë, ca janë të futur, ruani qetësinë me ta kush nuk e kupton sot do e kuptojë nesër. Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë. Italianëve edhe më keq se neve që jemi stërvitur ca andej para se të vinim.Po ju nis faturën e familjes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qira këtu me një nga ato rrogat 1500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S’dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh.. Zoti ju dhëntë durim dhe forcë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy