Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e plotë të Lotit të 5, në rrugën Kardhiq-Delvinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri bën me dije se po punohet intensivisht edhe në lotet e tjera të këtij projekti, në mënyrë që të shkurtohet distanca dhe të nxitet zhvillimi i turizmit.
“Përfundon plotësisht Loti 5 i Rrugës Kardhiq-Delvinë me gjithë veprat e artit (tombino rrethore, tombino box, mure mbajtëse e pritëse, një urë, një nënkalim).
Po punohet intensivisht edhe në lotet e tjera të këtij projekti për të shkurtuar kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut e për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të turizmit”, shkruan Rama.
Advertisement