Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se blloku i dytë i banesave në Kavajë po bëhet gati për 206 familje të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit të vitit 2019.
Mëngjesin e sotëm, Rama ka publikuar në Facebook disa foto të këtij blloku me banesa.
Advertisement
“Mirëmëngjes me bllokun e dytë të banesave në Kavajë që po bëhen gati për 206 familje të tjera, me financim 100% nga qeveria shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Advertisement